Mehmeti pas fitores në Arbitrazh ndaj “IuteCredit”: S’do të lejojmë veprime që janë në kurriz të qytetarëve

Ekonomi

Mehmeti pas fitores në Arbitrazh ndaj “IuteCredit”: S’do të lejojmë veprime që janë në kurriz të qytetarëve

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti ka thënë se institucioni që ai e drejton, e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit”.

Sipas Mehmetit, fitorja në Arbitrazh dëshmon që vendimi i marrë nga institucioni që ai udhëheq, ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.

Në një konferencë për medie, Mehmeti ka thënë se “IuteCredit”, ka devijuar nga plani i biznesit, duke i sjellë tregut kosovarë diçka, siç e ka quajtur të dëmshme.

“BQK ka kryer dy ekzaminime në këto institucione për të parë nëse janë duke i përmbushur kriteret që i kanë, dhe kemi evidentuar një varg shkeljesh, që ishin jashtë çdo norme të interesi, si dhe jashtë çdo standardi”, u shpreh Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat