Trusti në krizë, opozita me kritika ndaj Qeverisë

Ekonomi

Trusti në krizë, opozita me kritika ndaj Qeverisë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:45
Ilustrim

Që nga fundi i muajit shkurt, Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbetur pa bord drejtues.

Kjo pasi tash e disa javë, asnjëri nga anëtaret e këtij bordi nuk ka mandat për ta ushtruar detyrën.

E një gjë e tillë,  sipas zëdhënësit të Trustit, Jeton Demit, ka  pasoja të mëdha pasi nuk mund të merret asnjë vendim për investime të mjeteve.

“Është e pamundur të supozohet nëse mungesa e Bordit Drejtues ka ndikuar në performancën e investimeve aktuale të institucionit, për shkak të ngjarjeve të ndodhura shumë shpejt, por është e sigurt që mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson Fondit të Kursimeve Pensionale çfarëdo vendimi rreth investimit të mjeteve (qoftë investimeve të reja, tërheqjeve ose ndryshimin e investimeve). Ligji e parasheh domosdoshmërinë e prezencës së Bordit Drejtues në vazhdimësi meqë vendimmarrja rreth investimeve është e drejtë ekskluzive e Bordit Drejtues”, ka thënë Demi.

E kritika për mos emërimin e bordit ka kryetari i Komisionit për ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala.

Mungesa e Bordit të Trustit, sipas profesorit universitar, Bashkim Mustafa,do të ndikojë edhe në rënien e vlerës së mjeteve financiare.

Konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues është mbyllur më 23 dhjetor 2022 dhe Komisionit Përzgjedhës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatet potencialë për t’i proceduar për emërim në Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat