OEK: Importi i veturave në Kosovë kalon 3 miliardë euro, mbi 913 milionë euro të hyra për buxhetin

Ekonomi

OEK: Importi i veturave në Kosovë kalon 3 miliardë euro, mbi 913 milionë euro të hyra për buxhetin

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2026 Në ora: 17:55
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka publikuar të dhënat për importin e veturave dhe automjeteve transportuese gjatë periudhës 2021–2025 dhe në nëntë muajt e parë të vitit 2026, duke evidentuar ndikimin e madh ekonomik dhe fiskal të këtij sektori.

Sipas të dhënave të prezantuara nga OEK, gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar gjithsej 266 mijë e 64 vetura dhe automjete transportuese, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë eurosh.

Nga importi i këtyre automjeteve, buxheti i Kosovës ka përfituar 913.2 milionë euro të hyra përmes taksave doganore, akcizës dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh).

OEK bën të ditur se këto të hyra përbëjnë rreth 11 për qind të të hyrave të përgjithshme doganore, duke dëshmuar peshën e konsiderueshme të këtij sektori në financat publike.

Njoftimi:

Importi i automjeteve në Kosovë: mbi 3 miliardë euro vlerë dhe 913.2 milionë euro të hyra buxhetore

Oda Ekonomike e Kosovës prezanton të dhënat mbi importin e veturave dhe automjeteve transportuese për periudhën 2021–2025 dhe janar–shtator 2026.

Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar gjithsej 266,064 vetura dhe automjete transportuese, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro.

Nga ky aktivitet janë inkasuar 913.2 milionë euro në buxhetin e Kosovës, përmes taksave doganore, akcizës dhe TVSh-së. Këto të hyra përbëjnë rreth 11% të të hyrave të përgjithshme doganore.

Raporti evidenton gjithashtu se tregu dominohet nga veturat e përdorura dhe importet nga vendet e Bashkimit Evropian, me Gjermaninë si vendin kryesor të origjinës, me rreth 70% të importeve.

Të dhënat dëshmojnë rëndësinë e sektorit të automjeteve jo vetëm për aktivitetin ekonomik, por edhe për financimin e buxhetit të Kosovës. Një tregues tjetër me rëndësi është rritja e ndjeshme e të hyrave nga ky sektor, të cilat janë dyfishuar brenda pesë viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat