Bajrami: Faji i Qeverisë, vitin e kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpezuar vetëm 419 milionë euro

Ekonomi

Bajrami: Faji i Qeverisë, vitin e kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpezuar vetëm 419 milionë euro

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:40
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë vitit të kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpezuar vetëm 419 milionë euro.

Ajo ka shkruar sepërformacë të dobët në investime kapitale gjatë vitit të kaluar kanë pasur edhe komunat, por sipas saj, ky nuk është faji i komunave, aspak për fajin e tyre, por kjo përgjegjësi në nënshpezim i takon nivelit qendror.

Postimi i plotë:

INVESTIMET KAPITALE

Në vitin e kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpezuar vetëm 419 milionë euro, por duhet dhënë disa sqarime sa i përket kësaj:

Në 419 milionë euro janë përshirë edhe 88 milionë euro të paguara avans, duke marrë parasysh se investimet kapitale paguhen në situacione kjo edhe mund të jetë joligjore.

Gjithashtu duhet të përmendet se përformacë të dobët në investime kapitale gjatë vitit të kaluar kanë pasur edhe komunat por kjo aspak për fajin e tyre, për vitin 2022 kjo përgjegjësi në nënshpezim i takon nivelit qendror, sepse bllokoj Organin Shqyrtues të Prokurimit për gati një vit dhe nuk mori asnjë masë për adresimin e çeshtjes së inflacionit për kontratat publike deri në fund të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat