Gërxhaliu: ATK ka gjobitur bizneset me miliona euro për sponsorim të futbollit të Kosovës, ndërsa Federata e Futbollit heshtë

Ekonomi

Gërxhaliu: ATK ka gjobitur bizneset me miliona euro për sponsorim të futbollit të Kosovës, ndërsa Federata e Futbollit heshtë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 10:14
Safet Gerxhaliu

Promovimi dhe rëndësia e sportit, artit dhe kulturës për një shtet janë vlera dhe diplomacia më e shpejt për atë shtet.

Jehona e medaljeve të fituara nga sportistat kosovar kudo në botë janë promovimi më i mirë i Kosovës, filmat kosovar dhe shfaqja e tyre është promovim më i shpejt i Kosovës se që e bënë politika dhe institucionet.

Jehona e këngëve të Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës janë vulë e kulturës dhe artit të vendit tonë që nderohet dhe pranohet kudo në botë.

Për këto suksese duhet mbështetje financiare në veçanti nga sektori privat e sidomos nga kompanitë e fuqishme vendore.

Miratimi i Ligjit mbi sponsorizimin u mirëprit në Kosovë edhe pse i vonuar.

Por se do të dënohen nga ATK-ja bizneset që sponsorizojnë ketë nuk e ka prit askush, por ja që në Kosovë po ndodhë!?

Sipas Ligjit mbi sponsorizimin bizneset që deklarojnë fitime kanë të drejtë të zbresin deri 30% nga obligimi tatimor duke sponsorizuar ndonjë ekip sportiv.

Dhe për t’u pranuar ky sponsorizim si zbritje tatimore, Komisioni i MKRS-së lëshon një vërtetim.

Gjatë vitit 2022 bizneset që i kanë sponsorizuar klubet e futbollit të Superligës, apo edhe vet FFK-në, kanë hasur në probleme për të marrë Vërtetimin nga Komisioni me arsyetimin se FFK nuk ka qenë e licencuar në pjesen e dytë të vitit 2022 dhe e ka vazhduar licensën vetëm në qershor të vitit 2023.

Megjithëse kampionati nuk është ndërprerë për asnjë moment dhe kampioni ynë është në gara evropiane, paratë e paguara nga bizneset për të financiar futbollin në këtë periudhë (kur FFK nuk ka pasur licencë) nuk po pranohen si pagesë për sponsorizim.

Nuk kërkohet që të anulohet kampionati i vitit të kaluar për shkak të moslicencimit të FFK, por kërkohet që të trajtohet në të njëjtën mënyrë edhe sponsorizimi nga bizneset, pra të pranohen pagesa e dëshmuar me fakturë.

Këtë situatë demotivuese mund të zgjidhet kur komisioni i MKRS-së të lëshojë vërtetimet për sponsorizimin për vitin 2022, për shkak se ato mjete klubet e futbollit i kanë përdorur për të zhvilluar ndeshjet kampionale dhe nuk mund të iu kthhen paratë bizneseve.

Dhe për fund duhet të ju njoftojmë se:

Vlera e sponsorimeve të kontestuara e kalon vlerën prej 5 milionë euro per vitin 2022,

ATK tashmë i ka ndëshkuar të gjitha bizneset që e kanë sponsorizuar futbollin në vitin 2022 për të cilat sponsorizime nuk ka vërtetime

Biznesi është dy herë i dënuar, pra nëse i ka paguar një klubi shumën prej 100,000 euro, dhe të njëjtën shumë me dënime duhet t’ia paguajë ATK-së,

Bizneset që janë të ndëshkuara hyjnë në kategorinë e bizneseve me të mira dhe më të suksesshme në Kosovë; kjo paraqet një goditje të madhe financiare për to e sidomos në imazhin e tyre,

Dhe në fund, me një situatë të tillë të krijuar nga ndëshkimet e bizneseve, është dëmtuar ekonomia jonë dhe sporti, për shkak se tani bizneset hezitojnë që të bëjnë pagesa për sponsorizim nga frika se mund të ndodhë prapë, për ndonjë arsye tjetër të mos iu pranohet sponsorizimi.

A është kjo formë e rritjes së të hyrave të ATK-së për tu krenuar kur e varros promovimin e shtetit përmes artit, sportit dhe kulturës!.

A është turp të ju thuhet bizneseve ju keni të drejt por ne ju gjobitim tani e ju e fitoni rastin në Gjykata me siguri.

Dhe në fund pse heshtë Federata e Futbollit të Kosovës!

Bizneset janë të mira vetëm kur sponsorizojnë e jo për të i mbrojtur ato me fakte e argumente.

A është kjo edhe një dëshmi e rrugës së humbur të Republikës së Kosovës drejt ardhmërisë.

A thua dikush tenton të rrënojë urat e ndërtuara me mund dhe sakrificë që rezultuan me anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat