​Mehmeti: Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik

Ekonomi

​Mehmeti: Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik

Më: 20 maj 2026 Në ora: 13:21
Jeton Mehmeti

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti, ka deklaruar se Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik, ku fokusi kryesor do të jetë orientimi i investimeve drejt prodhimit, inovacionit, industrisë përpunuese dhe teknologjisë.

Këto deklarata Mehmeti i bëri në kuadër të Forumit të 3-të për Investime të Qëndrueshme, të organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve në Kosovë.

Ai tha se përmes reformave ekonomike, Ligjit për Investime të Qëndrueshme dhe planit për zhvillimin e 14 Parqeve Industriale të Gjelbra në kuadër të MINTI-t, synohet ndërtimi i një mjedisi më konkurrues dhe më atraktiv për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas Mehmetit, prioritet mbetet edhe rritja e eksporteve dhe fuqizimi i sektorëve strategjikë të ekonomisë së vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat