Mirëpritet pakoja e qeverisë për familjet në nevojë dhe sektorin privat

Ekonomi

Mirëpritet pakoja e qeverisë për familjet në nevojë dhe sektorin privat

Më: 3 prill 2026 Në ora: 18:08
Ilustrim

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka mirëpritur pakon e qeverisë për familjet në nevojë dhe për punonjësit e sektorit privat.

Sipas saj, “pakoja prej 200 milionë eurosh, të cilën Qeveria ka planifikuar ta ndajë për familjet në nevojë dhe për punonjësit e sektorit privat, përbën një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes sociale dhe ekonomike”.

Tutje, ata kanë theksuar se, megjithatë, e konsiderojnë të domosdoshme që kjo pako të hartohet dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës, duke qenë se kjo e fundit përfaqëson dhe njeh më së miri gjendjen reale dhe nevojat e kësaj kategorie.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se ne nuk heqim dorë nga kërkesa për pagën e 13-të.

Lidhur me këtë çështje, vendimi përfundimtar do të merret ditën e martë, në koordinim me kryetarët e shoqatave sindikale”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat