Në Belgjikë në një shtëpi të pleqve, Babadimri viziton banorët – infekton me COVID-19 mbi 75 persona

Evropë

Në Belgjikë në një shtëpi të pleqve, Babadimri viziton banorët – infekton me COVID-19 mbi 75 persona

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Në Belgjikë në një shtëpi të pleqve, Babadimri viziton banorët – infekton me COVID-19

Babadimri që vizitoi shtëpinë e pleqve në një qytet në Belgjikë, ka infektuar me coronavirus të paktën 75 persona.

Siç raportojnë mediat lokale, djali i një të moshuari që qëndron në këtë shtëpi të pleqve në qytetin Anvers, ishte veshur me rroba të Babadimrit për të vizituar dhe disponuar paksa të moshuarit.

Pa kaluar shumë kohë pas vizitës, 45 persona që kishin kontakt të afërt me Babadimrin kanë filluar të shfaqin simptomat e para të COVID-19.

E pas disave ditëve janë konfirmuar 75 persona dhe 20 punonjës të shtëpisë së pleqve.

Fotografitë që janë shkrepur gjatë vizitës tregojnë se një numër i madh i personave nuk bartnin maska mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat