Gjermania shënon mbi 31.000 raste e 702 të vdekur nga Covid-19

Evropë

Gjermania shënon mbi 31.000 raste e 702 të vdekur nga Covid-19

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 08:54
Ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 31.300 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.471.238, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 702 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 25.640.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat