Gjermania ka vaksinuar kundër COVID-19 mbi 1 milion persona

Evropë

Gjermania ka vaksinuar kundër COVID-19 mbi 1 milion persona

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Gjermania ka tejkaluar shifrën prej mbi 1 milion të vaksinuarve kundër COVID-19.

Gjermania ka administruar doza të vaksinave të koronavirusit të paktën tek 1,048,160 njerëz, sipas agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch, raporton Cnn.

Kishte pasur shqetësime mbi shpejtësinë e përhapjes së vaksinave në Gjermani, me Ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn që i kërkoi popullatës “durim” në fillim të janarit.

Deri më tani, ka pasur 2,040,659 raste të konfirmuara të virusit në Gjermani, me 7,141 të tjerë shtuar të dielën, sipas panelit të kontrollit të institutit.

Edhe 214 viktima të tjera u regjistruan të dielën, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 46,633.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat