Abazoviq u morr në pyetje për ryshfetin prej 21 milionë eurove, kryeprokurori special malazez: Nuk ka rast për gjykim

Evropë

Abazoviq u morr në pyetje për ryshfetin prej 21 milionë eurove, kryeprokurori special malazez: Nuk ka rast për gjykim

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:01
Dritan Abazoviqin

Nuk ka asnjë dyshim të bazuar se një krim është kryer në ofrimin e parave për udhëheqësin e URA-së, Dritan Abazoviqin.

Kështu ka pohuar në konferencën e sotme të përbashkët të Administratës së Policisë dhe SDT, Kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq, raporton rtcg.

Duke kujtuar se një hetim ishte iniciuar në këtë rast, Katniq tha se politikani shqiptar u mor në pyetje, dhe se në bazë të kësaj, u përcaktua “se nuk ka asnjë dyshim të bazuar se një person ka kryer një krim”.

“Në mënyrë që vepra penale e “dhënies” të ryshfetit të jetë valide, duhet të përmbushen disa kushte. Para se gjithash, që një zyrtar të llogaritur se i është ofruar një shumë e caktuar parash ose vlerë tjetër për të bërë diçka që nuk duhet, ai duhet ta bëjë”, shpjegoi Katniq.

Ndryshe, zëvendëskryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kishte pohuar më parë se ju kishin ofruar 21 milionë euro në formë ryshfeti për mos ta rrëzuar nga pushteti qeverisës partinë e presidentit aktual malazez, Milo Gjukanoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat