Kaos në Bruksel, arrestohen 300 protestues

Evropë

Kaos në Bruksel, arrestohen 300 protestues

Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:36
Foto

Protestuesit belgë, të cilët i quajnë masat kufizuese të futura për shkak të pandemisë së coronavirusit “të inskenuara”, zhvilluan sot një protestë në qendër të Brukselit.

Media lokale raportoi se policia arrestoi rreth 300 persona të cilët dëshironin t’i bashkoheshin tubimit të paautorizuar.

Policia e Brukselit u bëri thirrje njerëzve disa herë që të mos mblidheshin dhe më vonë shpërndau demonstratat, të cilat përfunduan pa dhunë.

Autoritetet kanë paralajmëruar që trazirat në Holandë, të cilat shpërthyen në ditët e mëparshme, mund të përhapen edhe në Belgjikë.

Masat kufizuese belge përfshijnë një shtetrrethim prej orës 21.00, një ndalim i udhëtimit të parëndësishëm përmes një vendi që ka normën e tretë më të madhe të vdekjeve, ku për 100 mijë banorë vdesin 1,813 pacientë, sipas worldometers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat