E zuri në veturë duke tymosur kanabis, adoleshenti britanik tenton të arratiset – tërheq zvarrë me mjet policin që shpëton mrekullisht

Evropë

E zuri në veturë duke tymosur kanabis, adoleshenti britanik tenton të arratiset – tërheq zvarrë me mjet policin që shpëton mrekullisht

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamera e vendosur në uniformën e një polici britanik, ka kapur momentin kur një i dyshuar e tërheq zvarrë me veturë derisa ai tenton të arratiset.

Kieron Poole nga policia e West Midlands, ka thënë se ishte frikësuar se jeta e tij aty do të merrte fund, pasi i dyshuari e tërhoqi zvarrë me veturë për më shumë se 10 metra – në një incident që ka ndodhur më 25 janar të vitit të kaluar.

Zyrtari policor ishte konfrontuar me 18-vjeçarin Muhammad Nadeem po tymoste kanabis brenda veturës, kur ky adoleshent menjëherë tentoi të arratiset, duke ia zënë policit dorën brenda veturë që e tërhoqi zvarrë.

Nadeem kishte injoruar thirrjet e policit që të ndalet – madje kërkonte me zë të lartë “ndihmë”, e i dyshuari ishte i vendosur që të arratiset.

E sikur kjo të mos mjaftonte ai në një moment përplaset dhe vendosë të largohet nga vetura duke vrapuar nëpër lagje – e polici që për pak sa nuk e humbi jetën nuk lëshon pe – i vihet pas.

Megjithatë i dyshuari arrin të arratiset për pak sekonda – por ishte patrulla tjetër e policisë që e lokalizuan dhe e prangosën në qendër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat