Princi William: Ka shumë njerëz në këtë planet, kërkohet një “zgjidhje”(!)

Evropë

Princi William: Ka shumë njerëz në këtë planet, kërkohet një “zgjidhje”(!)

Më: 21 mars 2021 Në ora: 06:09
Princi William

Teorive konspirative të përhapura gjerësisht në këto muaj pandemie për tezën se smart-virusi Covid-19 është përhapur për të ulur numrin e popullsisë, i ka dhënë ushqim, princi i Mbretërisë së Bashkuar, William.

Duka i Kembrixhit ka deklaruar gjatë një evenimenti gala në Londër se bota po përballet me një popullsi botërore me rritje të shpejtë dhe sipas tij, po ushtron "presion të jashtëzakonshëm" mbi planetin.

Djali i të ndjerës princeshë Diana, shtoi "se është  nevojë urgjente përgatitja e një strategjie që do të lejojë njerëzit dhe kafshët të ndajnë mjedisin" dhe shtoi:

"Gjatë jetës sime, unë kam vërejtur se popullatat globale të faunës janë më inferiorë se gjysma e asaj të njerëzve. Ne do të duhet të punojmë gjithnjë e më shumë dhe të mendojmë shumë më tepër nëse do të sigurojmë që njerëzit dhe speciet e tjera,  kafshët me të cilët ndajmë këtë planet, mund të vazhdojnë të bashkëjetojnë. Popullsia njerëzore po rritet me shpejtësi", tha princi William, djali i madh i  princit Charles.

Duke theksuar se në kontinente si ai afrikan, popullsia parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2050, ose një rritje prej tre milion e gjysmë njerëz në muaj, princi William tha se kjo rritje sipas tij e vë planetin nën një presion të madh.

"Urbanizimi, zhvillimi i infrastrukturës, kultivimi i produkteve, etj., do të kenë një ndikim të tmerrshëm nëse nuk fillojmë planifikimin dhe marrjen e masave", theksoi princi William.

Fjalët e tij të kujtojnë ato të gjyshit të tij, Dukës së Edinburgut, i cili më herët, sugjeroi një politikë të "kufizimit vullnetar të lindjeve në familje" për të përballuar mbipopullimin. Kjo deklaratë e dukës së Edinburgut u bë në 2011 dhe 19 vjet më pas e përforcoi dhe princi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat