​Gjermania pranon migrantë të tjerë nga Lesbos

Evropë

​Gjermania pranon migrantë të tjerë nga Lesbos

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:26
Në ditët e ardhshme, pritet të niset një fluturim i fundit nga Athina në Gjermani

Gjermania njoftoi sot mbërritjen e 120 migrantëve të tjerë nga ishulli grek Lesbos, numri i përgjithshëm në vend i të cilëve ka arritur në 1 553, sipas Ministrisë së Migracionit të Greqisë.

Fluturimi i së mërkurës ishte i fundit që u nis drejtpërdrejt nga ishulli i Egjeut.

Në ditët e ardhshme, pritet të niset një fluturim i fundit nga Athina në Gjermani.

Në atë pikë, numri i përgjithshëm i azilkërkuesve nga Greqia të pranuar në Gjermani do të jetë 2.750 persona.

Qeveria greke ka lëvizur mijëra migrantë nga kampe të mbingarkuara dhe me burime të pamjaftueshme në ishuj të territorit të saj.

Aktualisht, në ishujt e Egjeut lindor jetojnë rreth 14.000 refugjatë dhe migrantë, nga më shumë se 42.000 vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat