Franca arreston ish-anëtarët e grupit italian “Brigadat e Kuqe”, ishin të dënuar për terrorizëm

Evropë

Franca arreston ish-anëtarët e grupit italian “Brigadat e Kuqe”, ishin të dënuar për terrorizëm

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Franca ka arrestuar shtatë ish-anëtarë të grupeve militante ekstreme të majtës në Itali, përfshirë “Brigadat e Kuqe”.

Këta shtatë italianë dhe tre të tjerë që janë akoma në kërkim ishin të dënuar për akuza terrorizmi në Itali, nga vitet 1970 dhe 1980.

Kryeministri italian, Mario Draghi, i ka mirëpritur arrestimet nga Franca, duke thënë se krimet e këtyre personave kishin lënë plagë të hapura akoma për ata.

“Brigadat e Kuqe” dhe grupet e tjera militante kanë kryer dhunë në Itali, gjatë të ashtuquajturve Vitet e Plumbit.

At u fajësuan për vrasje të shumta, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit Aldo Moro në vitin 1978, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat