Kryeministri hungarez Orban merr në kontroll universitetet

Evropë

Kryeministri hungarez Orban merr në kontroll universitetet

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:36
Hungaria

Parlamenti hungarez miratoi një projektligj që vendos fondacione të reja që marrin drejtimin e universiteteve dhe institucioneve kulturore në vend. Aktualisht pjesa më e madhe e universiteteve hungareze janë në pronësi të shtetit por kanë një autonomi të madhe akademike.

Tashmë do të riorganizohen dhe drejtohen nga fondacione sepse sipas qeverisë së Orban, duhet të rivlerësohet roli i shtetit. Në fakt do të jetë qeveria e cila do të emërojë këshillat e administratës që drejtojnë fondacionet, të cilat do ketë shumë ndikim në zgjedhjet akademike.

Por njëkohësisht do të kontrollojnë një pasuri prej 2.7 miliard eurosh – nga fondet e BE-së për modernizimin e universiteteve. Ministri hungarez i teknologjisë dhe inovacionit, u shpreh se sistemi i ri do i bëjë të rinjtë hungarezë, fitimtarët e së ardhmes dhe do u japë një arsim modern. Por profesorët e konsiderojnë si një luftë ideologjike nga ana e ekzekutivit.

Ata akuzojnë Orban se do të marrë në dorë dhe pushtetin intelektual pas atij politik dhe ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat