Të shtëna në një shkollë në Rusi, raportohet për nëntë të vrarë – mediat japin detajet

Evropë

Të shtëna në një shkollë në Rusi, raportohet për nëntë të vrarë – mediat japin detajet

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:55
Pamje jashtë shkollës ku besohet se ka ndodhur sulmi në Kazan

(E plotësuar 10:30) - Raportimet nga Kazani, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit në Rusi, kanë bërë të ditur se të paktën nëntë persona kanë vdekur si pasojë e të shënave me armë zjarri dhe shpërthimit në një shkollë.

Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe është edhe një mësuese.

Sipas mediave, shpërthimi ka ndodhur në shkollën me numër 175, para se të paktën dy persona të nisnin sulmet.

Një nga sulmuesit është raportuar të jetë qëlluar për vdekje nga policia, derisa të paktën një tjetër vazhdon të mbetet brenda shkollës, duke mbajtur një numër personash si pengje.

Në disa raportime është thënë se një sulmues, i përshkruar si adoleshent, është zënë.

Zona është rrethuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit derisa nxënësit bashkë me mësuesit janë duke u evakuuar përmes dritareve.

Shkolla, me lokacion në rrugën Dzhaudat Faizi, ka më shumë se 1,000 nxënës.

***

Deri në nëntë persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë, janë vrarë pasi dy njerëz hapën zjarr në një shkollë në qytetin rus Kazan.

Kështu raportojnë mediat në Rusi duke u thirrur në një burim nga shërbimet e sigurisë, i cili është deklaruar të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Siç thuhet më tej, njëri nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin nxënës.

Dhjetë persona u plagosën, katër prej të cilëve u shtruan në spital, njoftoi TASS.

Sipas mediave lokale, nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa e shkollës, me disa të detyruar të hidheshin nga dritaret.

Zyra e prokurorit rajonal në republikën e Tatarstanit tha se ka filluar të shikojë të shtënat dhe prokurori rajonal është vendosur në vendngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat