Bashkëshorti i 20-vjeçares në Greqi rrëfen momentet e terrorit: Fëmija qante, dëgjoja gruan duke bërtitur

Evropë

Bashkëshorti i 20-vjeçares në Greqi rrëfen momentet e terrorit: Fëmija qante, dëgjoja gruan duke bërtitur

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:12
32-vjeçari

Bashkëshorti i 20-vjeçares që u vra nga grabitësit në Greqi ka dhënë për mediat detaje nga ngjarja tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës. 32-vjeçari, i cili me profesion është pilot helikopteri u kthye në banesën ku ndodhi krimi, i shoqëruar nga tre oficerë policie për të marrë disa sende personale dhe u largua.

Ndërsa dilte, ai dha edhe detajet e ngjarjes tragjike para gazetarëve që e prisnin.

“Ata do të kapen. Policia di të bëjë punën e saj. Ne u kërkuam të mos na lëndonin.  Atë që kaluam unë dhe familja ime dhe familja e gruas sime, nuk duhet ta kalojë askush tjetër,” tha ai përpara se të largohej.

Çfarë dëshmoi 32-vjeçari në polici

Bashkëshorti i të resë tregon momentet e tmerrit: “I pashë papritmas para meje. Tre me kapuçë, të mbuluar deri në hundë. Kishin fizik normal. Herë më mbanin mua dhe herë fëmijët. Flisnin shumë mirë greqisht dhe më pyesin vazhdimisht se ku ndodheshin paratë.”

Me tej, ai rrëfeu se u tha që paratë i kishte fshehur ndërsa shtoi se kishin blerë së fundmi një parcelë toke dhe kishin ca para për të bërë disa punë fillestare.

“Dëgjova gruan time duke bërtitur për ndihmë të lidhur në shtrat ndërsa unë isha i lidhur në dysheme. Ne bërtisnim që të mos na lëndonin. Fëmija po qante, gruaja ime po qante dhe dikush ose disa njerëz po kërkonin në shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma ndërsa unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime,” tregoi ai më tej.

Sipas policisë, grabitësit kanë qenë mirë të informuar rreth familjes që sulmuan, e dinin që kishin disa para, dhe që dinin detaje për njerëzit e tjerë që kanë punuar me familjen e 32-vjeçarit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat