Ndodhë për herë të parë/ Princesha heq dorë nga të ardhurat vjetore prej 1.6 milionë euro

Evropë

Ndodhë për herë të parë/ Princesha heq dorë nga të ardhurat vjetore prej 1.6 milionë euro

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:46
Princesha Catharina Amalia

Trashëgimtarja e fronit Holandez, Princesha Catharina Amalia, ka vendosur të mos pranojë pagesën mbretërore me vlerë rreth 1.6 milion euro në vit, 5të cilën ka të drejtë ta marrë çdo vit pasi të mbushë 18 vjeç në dhjetor.

Princesha, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, i dërgoi një letër me shkrim Kryeministrit Holandez, Mark Rutte, duke e informuar atë për vendimin e saj të premten, raporton “The Guardian”.

Ajo tha se diçka e tillë është e “pakëndshme” dhe se do të jetë dakord të paguhet vetëm kur të marrë përsipër detyra mbretërore.

Princesha merr rreth 300,000 euro direkt, dhe 1.3 milion euro për të mbuluar shpenzimet e stafit dhe shpenzime të tjera.

“Më 7 dhjetor 2021 do të mbush 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Më duket e pakëndshme për sa kohë nuk bëj asgjë për të dhe ndërkohë studentët e tjerë e kanë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit”, shkroi princesha.

Princesha mësoi të enjten se kishte kaluar të gjitha provimet e saj të shkollës së mesme dhe tani po planifikon të bëjë një vit pushim, para se të nisë universitetin.

Mark Rutte e uroi Amalia-n për diplomimin në shkollën e mesme dhe tha se e kuptonte dhe e vlerësonte vendimin e saj.

Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore refuzon pagën e tij pa taksa dhe shtesën e shpenzimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat