Itali/ Trendi i infektimeve në rënie, Salvini: Shpresoj që maskat të hiqen edhe në ambientet e hapura

Evropë

Itali/ Trendi i infektimeve në rënie, Salvini: Shpresoj që maskat të hiqen edhe në ambientet e hapura

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Matteo Salvini, ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian Mario Draghi.

Ai u shpreh se takimi rezultoi të jetë pozitiv, ndërsa në fokus ishte situata epidemiologjike dhe masat për parandalimin e pandemisë Covid.

Salvini theksoi se situata epidemiologjike në Europë duket se është drejt përmirësimit dhe se shumë vende po shikojnë mundësinë e heqjes së maskës edhe në ambientet e hapura.

Po ashtu ai u shpreh se këtë mundësi shpreson që kryeministri italian ta konsiderojë edhe për vendin.

“Besoj që fillimi i korrikut do të ishte i përshtatshëm për heqjen e maskës në ambiente të hapura”, ka theksuar Salvini.

Sakaq në Itali vijon trendi i rënies së infeksioneve dhe shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme me 0,7%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat