Ishin ulur në kafe, por papritur burri ngrihet nga karrigia dhe rreh barbarisht gruan në sy të fëmijës

Evropë

Ishin ulur në kafe, por papritur burri ngrihet nga karrigia dhe rreh barbarisht gruan në sy të fëmijës

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 00:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Turqi, ku dhuna në familje mbetet një problem i madh, një incident tjetër i rëndë u shënua. Një burrë ndërsa qëndron i ulur në kafe me bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 muajsh në karrocë, ngrihet nga karrigia e tij dhe fillon të qëllojë gruan.

Autori i krimit është një burrë 34 vjeç dhe ngjarja ndodhi në një kafene në qytetin Soma në provincën e Manisa në Turqinë perëndimore.

Gjatë diskutimit, autori u ngrit nga karrigia e tij dhe sulmoi ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua tre muaj më parë, ndërsa në dorë mban një gotë të thyer.

Image

Kur një punonjës dhe klientët e tjerë të kafenesë nxituan të imobilizojnë autorin e krimit, ai i sulmoi ata dhe më pas u largua.

Në vendin e ngjarjes një patrullë policie dhe një ambulancë menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe autori i krimit u arrestua pak minuta më vonë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat