Vendim drastik! Ky është vendi i parë evropian që mbyll dyert për të pavaksinuarit ndaj Covid-19

Evropë

Vendim drastik! Ky është vendi i parë evropian që mbyll dyert për të pavaksinuarit ndaj Covid-19

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Malta ka marrë një vendim drastik.

Ky shtet do të jetë i pari që nuk do të lejojë që të futen në vend, asnjë person që nuk është vaksinuar kundër Covid-19.

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Malta do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të mbyllë kufijtë për këdo që nuk është i vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit.

Ministri i shëndetësisë Chris Fearne, ka deklaruar se vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi britanike apo evropiane do të lejohen që të futen në vend, duke nisur nga 14 korriku.

“Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që do të ndërmarrë këtë hap,”- tha ai. Malta është vlerësuar si një histori suksesi evropiane për fushatën e saj të vaksinimit, me 79% të popullatës së rritur aktualisht të vaksinuar plotësisht. Më parë, Maltën mund ta vizitonin edhe turistë nga pjesa tjetër e BE-së, SHBA-së dhe vendet e tjera që ishin të pajisur me një test negativ PCR ose që ishin të vaksinuar plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat