Duan paga më të mëdha, paralizohet trafiku hekurudhor në Gjermani

Evropë

Duan paga më të mëdha, paralizohet trafiku hekurudhor në Gjermani

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Greva e shoferëve të trenave në Gjermani ka paralizuar trafikun. Kolapsi ndoshta mund të zgjatet deri në vikend, që nuk do të ishte gjë e mirë për shkak të numrit të madh të turistëve.

Greva e hekurudhave gjermane (Deutsche Bahn) ka paralizuar trafikun të mërkurën, dhe po ndodh pikërisht në kohën kur njerëzit kthehen nga pushimet – duke shkaktuar një kaos total.

Greva e sindikatës së shoferëve të trenave (GDL) ka filluar të martën mbrëma, dhe do të duhej të zgjaste vetëm 48 orë – e sipas situatës aktuale rikthimi në normalitet nuk pritet të ndodh deri të hënën.

Trenat e hekurudhave gjermane funksionojnë vetëm në raste të jashtëzakonshme. E disa linja që funksiononin janë zëvendësuar nga autobusët.

Anëtarët e sindikatës vendosën për grevë, pasi që menaxhmenti i hekurudhave gjermane refuzuan kërkesat e sindikatës për rritje të pagës prej 3.2 për qind dhe bonuse për shkak të pandemisë në vlerë prej 600 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat