Mali i Zi sekuestron mbi 1 ton kokainë me mbishkrimin “Covid”, ishte fshehur në ngarkesën me banane

Evropë

Mali i Zi sekuestron mbi 1 ton kokainë me mbishkrimin “Covid”, ishte fshehur në ngarkesën me banane

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:16
Mali i Zi sekuestron mbi 1 ton kokainë me mbishkrimin "Covid"

Policia e Malit të Zi  konfiskoi mbi një ton drogë kokainë, sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë në këtë shtet.

 Droga me etiketën “Covid”  dhe “BXD”  ishte fshehur në një dërgesë me banana dhe policia ka arrestuar dy persona.

Policia po ashtu tha se ka arrestuar dy persona.

Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica. “Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.

Droga ishte paketuar në 1 205 pako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat