Aktakuzë ndaj pedofilit rus, bëri foto me përmbajtje pornografike në plazhin malazez

Evropë

Aktakuzë ndaj pedofilit rus, bëri foto me përmbajtje pornografike në plazhin malazez

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Herceg Novi e konfirmoi aktakuzën kundër shtetasit rus V.A.(28), për veprën penale të pornografisë së fëmijëve.

Prokuroria malazeze pretendon se shtetasi rus V.A. me 20 maj 2021, në plazhin Topla të Herceg Novit kishte bërë dy foto të paautorizuara me përmbajtje pornografike, në të cilën tregohej një vajzë e zhveshur.

Pedofili rus këto foto i kishte postuar në profilin e tij në Instagram, ndërsa me 22 maj 2021 në banesën e tij në Igallo i ishin gjetur fotografi dhe regjistrime audiovizive me përmbajtje pornografike. Ai në laptopin e tij kishte rreth 3 mijë fotografi dhe video në të cilat tregoheshin organe gjenitale të fëmijëve, si dhe fëmijë në pozita të simuluara seksuale dhe akte seksuale me të rritur dhe kafshë.

Aktakuza kundër pedofilit rus është konfirmuar me 15 shtator, ndërsa i akuzuari do të ketë mundësi që të paraqes mbrojtjen e ti para gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat