Pamje e tmerrshme kur një burrë u mundua të shpëtojë kolegen që po mbytej në det, por që të dy vdiqën

Evropë

Pamje e tmerrshme kur një burrë u mundua të shpëtojë kolegen që po mbytej në det, por që të dy vdiqën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:29
Pamje nga video

Trajneri rus i fitnesit Danilo Gagarin vdiq në vendpushimin spanjoll të Torrevieja kur u përpoq të tërhiqte nga uji kolegen e tij Emma Monconen, me të cilën punonte në Alicante.

Ema vendosi në mënyrë të paarsyeshme të hidhej nga një shkëmb në mes të valëve në det, e cila nuk u mbështet nga Danilo dhe gruaja e tij Darija, e cila ishte pranë tij.

Pasi u hodh në ujë, Ema filloi të mbytej në mes të një rryme të fortë, kështu që Danilo u hodh në ujë për ta shpëtuar.

Në një moment ai arriti ta kapte për krahun e tij, por shkëmbi në të cilin e gjeti veten ishte shumë i rrëshqitshëm për tu mbajtur.

Uji e tërhoqi atë dhe Emma-n, dhe çdo gjurmë u humbi, derisa gruaja e tij po xhironte dhe bërtiste

Më kot Daria bërtiti duke thirrur burrin e saj.

Pastaj ajo thirri shërbimin e shpëtimit dhe pas një ore ata gjetën trupin e Emma Monconen.

Vetëm të nesërmen dhe disa kilometra larg, ata gjetën trupin e Danilos.

Daria duke qarë i tregoi policisë një video të aksidentit, dhe më pas ajo e postoi videon në rrjetet sociale në mënyrë që të ndikonte tek njerëzit në të gjithë botën që të mos luanin me fatin.

Aljosha Mas, miku i tyre nga Spanja, tha për mediat se zhytje të tilla i kanë tërhequr gjithmonë njerëzit që kanë problem me adrenalinën, por edhe se shpesh e paguajnë me jetën e tyre.

Kjo ishte, për ta thënë butë, e pakujdesshme dhe e çmendur. Dua t’u them adhuruesve të adrenalinës – gjeni aktivitete më të sigurta”, tha Mas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat