Kryeministri i sapozgjedhur i Norvegjisë viziton vendin ku ndodhi sulmi me shigjeta

Evropë

Kryeministri i sapozgjedhur i Norvegjisë viziton vendin ku ndodhi sulmi me shigjeta

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 10:56
Jonas Gahr Store

Ishte një ditë e zymtë për kryeministrin e ri të Norvegjisë, Jonas Gahr Store, përderisa vizitoi qytetin në zi, nga një sulm me hark dhe shigjetë që la pesë persona të vdekur.

“Kjo është një ngjarje tronditëse për njerëzit nga veriu në jug, lindje e perëndim, dhe si kryeministër doja të siguroja autoritetet e Kongsberg por edhe njerëzit e Kongsberg që ne qëndrojmë së bashku”, tha kryeministri.

I dyshuari i arrestuar në vendin e krimit ishte një banor me një histori të sëmundjes mendore, të cilin policia e përshkroi si një të konvertuar së fundmi në Islam.

“Ai është i lodhur dhe i sëmurë mendërisht, kështu që ne nuk mund ta intervistojmë më tani”, tha  inspektori i policisë.

“Unë nuk mund të them asgjë. Unë kurrë nuk do ta kapërcej këtë”, tha Svean Westad, një mik i dy prej viktimave.

I dyshuari ishte i njohur për banorët, të cilët e përshkruanin atë si një person të vetmuar që mbante kufje dhe kokën ulu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat