Më shumë raste se Franca, Gjermania e Italia bashkë: Britania kthehet në darën e virusit

Evropë

Më shumë raste se Franca, Gjermania e Italia bashkë: Britania kthehet në darën e virusit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Britania e Madhe regjistroi gati gjysmë milion raste të reja nga koronavirusi gjatë dy javëve të fundit dhe gati 50.000 vetëm gjatë ditës së hënë- që do të thotë më shumë se Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja bashkë.

223 vdekje u shënuan të martën, shifra më e lartë ditore që prej muajit mars. Përse vendi që ka vaksinuar plotësisht 67.6% të popullsisë përballet sot me këtë situatë?

CNN thotë se kryeministri britanik Boris Johnson iu largua qasjes së pjesës më të madhe të Bashkimit Europian; në një kohë kur mjaft vende të kontinentit vendosën pasaportat e vaksinave, Anglia hoqi dorë nga plan i saj fillestar për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë, në vend nuk janë më të detyrueshme as maskat apo veçimi social. Në Francë dhe Itali, ende ekziston detyrimi i maskës në ambjente të mbyllura e të mbushura me njerëz, diçka që nuk kërkohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dhënat e ofruara nga Zyra kombëtare e Statistikave, tregojnë se vetëm 40% e britanikëve e praktikojnë ende veçimin social, ndërsa mbajtja e maskës, ka rënë ndjeshëm e nuk praktikohet më mes popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat