Terror në Vjenë, i riu godet katër kalimtarë me thikë

Evropë

Terror në Vjenë, i riu godet katër kalimtarë me thikë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Panik në rrugët e Vjenës. Katër persona kanë mbetur të plagosur kur një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” të mundshëm një motiv politik apo fetar.

Një 35-vjeçar austriak ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite , ka rrëmbyer një thikë dhe ka lëvizur kundër klientëve, të cilët nxituan të largoheshin nga zona.

Ai i ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët.

Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është kapur nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat