Shpërthim terrorist në Liverpool/ Shoferi hero ndaloi një masakër më të madhe

Evropë

Shpërthim terrorist në Liverpool/ Shoferi hero ndaloi një masakër më të madhe

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 15:06
Foto

Shpërthimi jashtë një spitali në Liverpul dje është shpallur incident terrorist nga zyrtarët policorë britanikë.

Një taksi u përfshi nga flakët afër hyrjes së spitalit, duke lënë të vdekur pasagjerin dhe duke plagosur shoferin. Shoferi është shpallur hero nga kryetarja e bashkisë së Liverpulit, Joanne Anderson pasi e mbylli të dyshuarin brenda në makinë.

Katër persona ndërkohë janë arrestuar në lidhje me incidentin e së dielës. Pasagjeri në taksi besohet se ka krijuar një “pajisje të improvizuar shpërthyese”, e cila ka shkaktuar shpërthimin, kanë thënë zyrtarët kundër-terrorizmit.

‘Nuk dihet arsyeja pse e çoi pajisjen shpërthyese në spitalin e grave dhe përse shpërthyer papritur. Pak më larg po mbahet edhe një ceremoni për ditën përkujtimore të ushtarëve të rënë në luftë. Nuk mund t’i lidhim këto dy zhvillime për momentin, por është një pistë hetimi që po e ndjekim”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se fajtorët do dalin para drejtësisë dhe se motivet e këtij incidenti do zbardhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat