Edhe ky shtet po shqyrton vaksinimin me detyrim për të gjithë

Evropë

Edhe ky shtet po shqyrton vaksinimin me detyrim për të gjithë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:49
Parashikime pesimiste edhe në Gjermani

Edhe Greqia po shqyrton mundësinë e shtrirjes së detyrimit për t’u vaksinuar tek e gjithë popullsia.

Zëdhënësi i qeverisë greke tha se me qarkullimin e variantit të ri Omikron të koronavirusit, nuk përjashtohet mundësia që vaksinimi me detyrim të shtrihet në grupe të tjera të popullsisë, teksa aktualisht ky detyrim prek personat mbi 60 vjeç të cilët nëse nuk janë të vaksinuar deri më 16 Janar, do të gjobiten çdo muaj me nga 100 euro deri kur të imunizohen plotësisht.

Shtrimet në terapinë intensive kanë arritur në mbi 700 në gjithë Greqinë dhe po ecin me ritme të shpejta drejt ezaurimit edhe të kapaciteteve të shtuara deri në rreth 1300 shtretër.

Parashikime pesimiste edhe në Gjermani, ku ministri i shëndetësisë Jens Shpan tha se me ritmet aktuale, terapia intensive në shkallë kombëtare do të zhytet në kolaps gjatë Krishtlindjes.

Ai u bëri thirrje gjermanëve të vaksinohen sa më shpejt, teksa në gjithë vendin hyjnë në fuqi masat e reja që ndalojnë të pavaksinuarit të hyjnë në ambiente publike. Edhe Gjermania po shqyrton mundësinë e detyrimit të të gjithë popullsisë për t’u vaksinuar, nën shembullin e Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat