Nëna ukrainase rrëfen ankthin: Djali më zgjoi pas mesnate dhe po prisja të dëgjoja sulme

Evropë

Nëna ukrainase rrëfen ankthin: Djali më zgjoi pas mesnate dhe po prisja të dëgjoja sulme

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:12
29-vjeçarja Maria Shtogryn, nënë e një vogëlushi nga Odesa.

A do të tërhiqet Rusia apo jo? Kjo është pyetja që po bëjnë sot shumë ukrainas. Raportet nga inteligjenca amerikane kishin sugjeruar se Moska mund të niste një sulm brenda natës, por kjo nuk ndodhi.

“Kur djali im më zgjoi rreth orës 03:00, qëndrova në ankth dhe vigjilente për ca kohë duke u përpjekur të dëgjoja diçka gjatë natës,” thotë 29-vjeçarja Maria Shtogryn, nënë e një vogëlushi nga Odesa.

“Kur asgjë nuk ndodhi sonte, u ndjeva e lehtësuar”, shton ajo, raporton BBC.

Në muajin janar 48 për qind e ukrainasve besonin se kërcënimi nga pushtimi rus ishte real dhe 39 për qind mendonin ndryshe.

Por më shumë se gjysma, 56.5% pajtohen se përpjekjet ushtarake dhe diplomatike të Ukrainës për ta parandaluar atë nuk janë të mjaftueshme.

Maria thotë se do të dëshironte të shihte disa përforcime mbrojtëse në plazhin e Detit të Zi, ku ajo shëtit me fëmijën e saj çdo ditë. Për të, rreziku i sulmit nga uji është shqetësues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat