Ministri i jashtëm ukrainas tallet me rusët: Do ta bëjnë këtë shou televiziv në Kherson

Evropë

Ministri i jashtëm ukrainas tallet me rusët: Do ta bëjnë këtë shou televiziv në Kherson

Më: 4 mars 2022 Në ora: 00:09
Dmytro Kuleba

Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka akuzuar Rusinë për krizë humanitare, përderisa trupat e saj po marshojnë drejt Khersonit, një qytet me rëndësi strategjike.

Kuleba, ka thënë se kur rusët nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre, ata fokusohen në produkte të rrejshme mediale.

“Meqë kanë kapur një televizion në Kherson, ata planifikojnë një shou televiziv:

trupat ruse ofrojnë ndihmë humanitare përderisa vendasit e rrejshmë, të sjellë nga Krimea, përgatisin një shfaqje për bashkimin e Khersonit me Krimenë”, ka shkruar ai me cinizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat