​Gjermania mund të blejë një sistem mbrojtës nga Izraeli

Evropë

​Gjermania mund të blejë një sistem mbrojtës nga Izraeli

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:24
Ilustrim

Gjermania mund të blejë një sistem të mbrojtjes raketore nga Izraeli, shkruajnë mediat gjermane.

Mburoja e mbrojtjes për të gjithë territorin e Gjermanisë ishte një nga temat e diskutuara javën e kaluar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe inspektori i përgjithshëm i Bundeswehr Eberhard Corn, raportoi Bild am Sonntag, përcjell Reuters.

Konkretisht është folur për blerjen e mundshme të sistemit izraelit “Shigjeta tre”, shkruan gazeta.

Deputeti nga radhët e socialdemokratëve të Scholz-it, Andreas Schwartz, i tha gazetës se një sistem i tillë ka kuptim.

“Ne duhet të mbrohemi më mirë nga kërcënimi nga Rusia. Për këtë, ne kemi nevojë shpejt për një mburojë mbrojtëse raketore për të gjithë Gjermaninë," tha ai për Bild am Sonntag, duke shtuar se sistemi izraelit "Shigjeta tre" është një zgjidhje e mirë.

Në një fjalim disa ditë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Scholz njoftoi se Gjermania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në më shumë se dy për qind të prodhimit të saj ekonomik dhe do të injektojë 100 miliardë euro.

Marie-Agnes Strack-Zimmermann, kreu i komitetit parlamentar të mbrojtjes, tha se Gjermania duhet të shqyrtojë opsione të ndryshme për mbrojtjen nga raketat.

“Izraeli po prodhon një sistem të tillë dhe ka kuptim jo vetëm të shqyrtohen skenarë të ndryshëm, por edhe ta blejnë atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo për Welt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat