Kështu duket Aeroporti Hostomel pas tërheqjes së trupave ruse
Luftimet në Ukrainë nga rusët nuk po kursejnë asgjë, madje as popullatën civile.
Sky News ka dëshmuar shkatërrimin e lënë pas në aeroportin Hostomel pranë Kievit, i cili u braktis nga trupat ruse pas disa javësh luftime atje.
Këtu janë disa foto nga vendi i ngjarjes, të dërguara nga ekipi që është me redaktoren e medias atje, raporton Sky News, përcjell “Bota sot”./A.SH
S’ndalen ukrainasit, rrëzojnë avionin rus në Kiev, fotot i publikojnë në Facebook
Arbnore Zhushi
Ushtria ukrainase ka rrëzuar sot një avion rus në territorin e saj.
Sipas informatave të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, avioni është rrëzuar në rajonin e Kievit, përcjell Bota sot.
“Fotot e një avioni rus të rrëzuar sot në rajonin e Kharkiv.
Së bashku do të fitojmë!
#stoprusia”, ka shkruar ushtria ukrainase, në një postim në Facebook.
Rusia sot ka sulmuar me raketa qytetin e Odesës, ndërkohë që Ukraina ka rimarr nga rusët qytetin e Pripyat.
Gjermania akuzon Rusinë për krime të rënda lufte në Ukrainë
Mimozë Lakna
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe Ministrja Federale e Jashtme Annalena Baerbock kanë akuzuar Rusinë për krime të rënda lufte në Ukrainë, shkruan SRF.CH transmeton "Bota sot".
"Krimet e luftës të kryera nga Rusia janë të dukshme për botën," tha Steinmeier në Berlin. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock foli gjithashtu në favor të ndjekjes penale të krimeve të luftës ruse.
Ajo njoftoi gjithashtu se sanksionet kundër Rusisë do të forcohen. Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, kishte akuzuar më parë Presidentin Federal për një afinitet politik shumë të diskutueshëm me Rusinë.
Steinmeier kishte krijuar një "rrjet merimangë kontaktesh me Rusinë" që i dha formë edhe qeverisë së semaforëve. “Për Steinmeier-in, marrëdhënia me Rusinë ishte dhe mbetet diçka themelore, madje e shenjtë, pavarësisht se çfarë ndodh. Lufta e agresive gjithashtu nuk luan një rol të madh," tha Melnyk për Tagesspiegel. Lidhja hapet në një dritare të re. Steinmeier iu referua pranimit të më shumë se 300,000 refugjatëve në Gjermani.
Ai është gjithashtu mirënjohës për organizatat gjermane të ndihmës, kompanitë dhe ndihmësit privatë si dhe mbështetjen e qeverisë federale.
Ukraina kërkon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e akuzoi Rusinë për kryerje të një “masakre” të qëllimshme në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit.
Ai u bëri thirrje vendeve të G7-ës që të vendosin sanksione “shkatërruese” ndaj Moskë.
“Ne ende po mbledhim trupat e pajetë, por deri më tani numri ka shkuar në qindra. Trupa të pajetë janë nëpër rrugë. Ata vrasin civilë kur ishin aty dhe kur u larguan nga fshatrat dhe qytetet”, citohet të ketë thënë Kuleba.
Më herët, një zyrtar lokal në Buça tha se afër 300 civilë janë vrarë gjatë kohës kur forcat ruse e kanë kontrolluar Buçën. Ky qytet u rimor nga forcat ukrainase një ditë më parë.
Në rrjete sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë në rrugët e këtij qyteti.
Rusia ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime. Moska vazhdimisht thotë se nuk sulmon civilët, pavarësisht provave të shumta që dëshmojnë të kundërtën.
Ukraina thotë se vrasjet në Buça ishin të qëllimshme
Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Rusinë për “gjenocid” në Buça, që gjendet në periferi të Kievit, teksa autoritetet lokale kanë thënë se afër 300 banorë janë vrarë gjatë kohës kur Buça ishte nën kontrollin e forcave ruse.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se “masakra në Buça ishte e qëllimshme”.
Ndërkaq, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i tha gazetës gjermane, Bild, se “ajo çfarë ndodhi në Buça dhe në pjesë të tjera në periferi të Kievit mund të përshkruhet me termin gjenocid”. Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte përgjegjësi i vetëm për këto krime.
Ndërkaq, Human Right Watch ka thënë se ka “dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Harkivit dhe rajonit të Kievit në Ukrainë”.
Kjo organizatë, tha se më 4 mars, forcat ruse në Buça kishin qëlluar me armë zjarri prapa koke të paktën një person.
Kryetari i Buçës, Anatoly Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë në kohën kur ky qytet ishte nën okupimin e forcave ruse. Afër 280 dyshohet se janë varrosur në një varrezë masive, ndërkaq trupat e viktimave të tjera janë lënë në rrugët e këtij qyteti.
Edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë reaguar pas pamjeve të publikuara nga Buça, duke thënë se forcat ruse kanë kryer mizori. BE-ja ka paralajmëruar sanksione të reja ndaj Moskës, ndërkaq Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do ta ndihmojë Ukrainën që të dokumentojë krimet e kryera nga forcat ruse.
“Human Rights Watch” akuzon forcat ushtarake ruse për krime lufte në Ukrainë
Një prej organizatave kryesore që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut bëri të ditur të dielën se kishte dokumentuar ato që i cilësoi se ishin krime të qarta lufte të kryera nga forcat ushtarake ruse kundër civilëve në Ukrainë.
Në një deklaratë të organizatës "Human Rights Watch" thuhej se ajo kishte gjetur disa raste që tregonin se forcat ushtarake ruse kishin shkelur ligjet e luftës në rajone të kontrolluara nga Rusia në Çernihiv, Kharkiv e Kiev.
Organizata e botoi deklaratën në Varshavë. Të shtunën trupa civilësh të vdekur u gjetën të hedhur nëpër rrugët e qytetit Bucha të Ukrainës, tre ditë pasi ushtria ruse u tërhoq nga një sulm njëmujor ndaj kësaj zone që ndodhet 30 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment kur u pyet në lidhje me trupat e gjetur në Bucha dhe mbi deklaratën e "Human Rights Watch"./VOA
Forcat ruse kanë marrë peng 11 kryebashkiakë ukrainas, ndërsa një tjetër e ekzekutuan
Forcat ruse po mbajnë robër 11 kryebashkiakë të zonave lokale të Ukrainës dhe kanë vrarë një kryetar bashkie në paraburgim, tha të dielën zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, përcjell "Bota sot".
Në një mesazh të postuar në mediat sociale, Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga rajonet e Kievit, Khersonit, Mykolaiv dhe Donetsk "janë nën robërinë ruse".
Ajo shtoi se Ukraina do të "informojë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, OKB-në dhe organizata të tjera për robërinë e tyre".
Vereshchuk tha se qeveria ukrainase mësoi të shtunën se Olga Sukhenko, kryebashkiaku i Motyzhyn, një fshat në rajonin e Kievit, u vra në robëri nga forcat ruse.
“Ky është një krim lufte, ata që janë përgjegjës do të dënohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare", tha Vereshchuk, duke shtuar se Ukraina do të bëjë përpjekje për të siguruar që "civilët, kryebashkiakët, priftërinjtë, gazetarët dhe aktivistët tanë të çlirohen",nga paraburgimi.
CNN nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. Forcat ruse kanë arrestuar zyrtarë të qeverisë lokale në një numër rastesh rreth Ukrainës.
Ukraina thotë se Mikolajivi është sulmuar me raketa
Disa raketa ruse kanë goditur qytetin-port ukrainas të Mikolajivit, tha të dielën Anton Gerashchenko, ndihmës në Ministrinë e Brendshme ukrainase.
Gerashchenko tha përmes një postimi në rrjetet sociale se autoritetet lokale kishin raportuar për sulmin.
Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete në jug, përfshirë Odesën, Mikolajivin dhe Mariupolin, teksa po tentojnë që ta shkëpusin Ukrainën nga qasja në Detin e Zi dhe të krijojnë një korridor tokësor nga Rusia për në Krime, gadishull që Rusia e aneksoi më 2014.
Helmime masive/ Forcat ruse mbushin spitalet, dy prej tyre vdesin - ja si ranë në ‘kurthin’ e ukrainasëve
Arife Morina
Agjencia e intelegjencës ukrainase ka raportuar se dy trupa rusë pranë Kharkiv-it kanë vdekur pasi hëngrën simite të helmuara që iu dhanë si 'dhuratë' nga qytetarët ukrainas.
Dy ushtarë nga Divizioni i 3-të i pushkëve me motor vdiqën menjëherë pasi hëngrën ushqimet e shijshme të servirura nga qytetarët e Izium-it, njoftoi të shtunën perms një postim në Facebook Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ukrainës, raporton Daily mail përcjell "Bota sot".
28 trupa të tjera ruse janë në kujdes intensiv pas helmimit me disa qindra të tjerë që vuajnë gjithashtu nga 'sëmundje të rënda' pasi kishin pirë alkool të helmuar që u ishte dhënë nga civilët.
Në postim, agjencia tha: 'Ukrainasit i rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve të disponueshme, banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) i shërbyen rusët e Divizionit të 3-të të Pushkave të Motorizuara të Federatës Ruse me byrekë të helmuar".
“Si pasojë, dy pushtues vdiqën menjëherë, ndërsa 28 të tjerë u dërguan në reanimacion. Gjendja e tyre aktuale është duke u sqaruar".
Ukraina thotë që forcat ruse po rigrupohen për të goditur Donbasin
Sergey Nikiforov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe po rigrupohen për të goditur Donbasin.
Nikiforov tha se Moska po tërheqë forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të në lindje të Ukrainës, raporton BBC.
“Ata po tërhiqen nga veriu dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të goditur lindjen, për të rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, ka thënë ai.
Në një fjalim më herët përmes një video-mesazhi, presidenti Zelensky ka njoftuar se Ukraina është duke forcuar mbrojtjen e saj në lindje dhe jug të vendit në përgatitje për përpjekjet ruse për t’i kapur të dyja rajonet.