LIVE: Rusia e zgjeron aktivitetin - sulmohet për herë të parë edhe porti i Odessas

Evropë

LIVE: Rusia e zgjeron aktivitetin - sulmohet për herë të parë edhe porti i Odessas

Nga: Bota sot Më: 3 prill 2022 Në ora: 06:22 Përditësuar në ora: 09:55 më 03.04.2022
Një ushtar ukrainas përdor një copë druri për të kontrolluar nëse trupi i një burri të veshur me veshje civile është i bllokuar me mjete shpërthyese, në periferinë e Kievit të ish-uzurpuar nga Rusia, Bucha, Ukrainë, të shtunën, 2 prill 2022.

Nuk raportohet për viktima në Odesa

Zyrtari i ushtrisë ukrainase, Vladislav Nazarov, tha se deri më tani nuk ka njoftime për viktima nga sulmi në qytetin jugor të Odesës.

Ai shtoi se ndërtesa të infrastrukturës kritike janë dëmtuar nga sulmet me raketa, por nuk bëri të ditur se cilat ndërtesa kanë qenë cak i sulmeve.

Në mëngjesin e sotëm mediat raportuan për disa shpërthime në qytetin-port të Odesës.

Zyrtarët ukrainas thanë se ky qytet është goditur nga sulme me raketa.

Ky është shteti i parë i BE-së që e ndërpret importin e gazit rus

Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të plotësuar nevojat e saj të brendshme. Kështu ajo është vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e saj nga furnizimet ruse.

Lajmi u bë i ditur nga ministria lituaneze e Energjisë.

I gjithë gazi natyror për konsum të brendshëm lituanez do të importohet përmes terminalit të importit LNG në portin e Klaipeda.

“Nga ky muaj – jo më gaz rus në Lituani”, shkroi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, në një postim në median sociale Twitter.

Ai shtoi se vendi i tij po prish “lidhjet energjetike me agresorin”.

“Nëse ne mund ta bëjmë atë, edhe pjesa tjetër e Evropës mund ta bëjë këtë”.

Lituania njoftoi më parë se nuk do të lejojë asnjë import rus të LNG-së.

Terminali Klaipeda LNG, i quajtur Independence, u përurua në vitin 2014 për t’i dhënë fund një monopoli rus të furnizimit me gaz, të cilin presidentja e atëhershme Dalia Grybauskaite e quajti një “kërcënim ekzistencial” për vendin.

Megjithatë, Lituania nuk po i jep fund tranzitit të gazit rus në enklavën e Kaliningradit.

Faqja e internetit e rrjetit të gazit të Lituanisë tregoi të shtunën në mbrëmje afërsisht të njëjtën sasi gazi që hynte nga Bjellorusia me atë që eksportohej në Kaliningrad.

Ministria vuri në dukje gjithashtu se largimi nga furnizimet ruse nënkuptonte se vendi ishte i izoluar nga një kërkesë e fundit nga Rusia për të paguar gazin në rubla.

Presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon nga blerësit e huaj të paguajnë për gazin në monedhën ruse nga e premtja, ose do të përballen me ndërprerjen e furnizimit.

Një lëvizje, kjo që kryeqytetet evropiane e kanë refuzuar dhe që Gjermania tha se përbënte “shantazh”.

Eksperti amerikan zbulon arsyen pse Erdogan po ndërmjetëson bisedimet Rusi-Ukrainë

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se president turk Rexhep Tajip Erdogan, po ndërmjetëson bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi dëshiron të përdorë momentin për t'i treguar perëndimit se ai mund të jetë një lider global.

Ai ka thënë se Erdogan është i vetëdijshëm që për shkak të veprimeve të tij, Turqia ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht në vitet e fundit dhe se anëtarët kryesorë të NATO-s janë të gatshëm të përjashtojnë Turqinë nga NATO për shkak të orientimit të politikës së jashtme të Ankarasë, përcjell Bota sot.

Ben-Meir kujton se si jo shumë kohë më parë, presidenti turk injoroi kundërshtimin e SHBA-së dhe NATO-s ndaj blerjes nga Turqia të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar nga Rusi, gjë që nxitit sanksionet nga Perëndimi, përfshirë administratën Biden.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Ukraina thotë se ka zmbrapsur disa sulme ruse

Ushtria ukrainase thanë se kanë zmbrapsur disa sulme ruse.

Në informacionet e përditësuar lidhur me operacionet ushtarake, Ukraina dha detaje lidhur me sulmet ruse në rajonin e Donbasit.

“Në territorin e Donjeckut dhe Luhanskut [Donbas] mbrojtësit e Ukrainës kanë zmbrapsur gjashtë sulme të armikut, duke shkatërruar katër tanke, gjashtë njësi të makinave të blinduara dhe shtatë njësi të tjera të makinave të armikut”, tha ushtria ukrainase përmes një postimi në Facebook.

Shtetet e BRICS-it dhe qendrimi i tyre ndaj Rusisë

Prej kohësh ka rënë disi në heshtje grupi i ashtuquajtur BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Por pas sulmit rus ndaj Ukrainës klubi i vendeve në ekspansion duhet të përcaktojë qendrimin ndaj Rusisë.

Rreth tre miliardë njerëz jetojnë në shtetet e të ashtuquajturit grupi BRICS.

Një hapësirë ekonomike gjigande dhe njëkohësisht një fuqi e madhe politike. Në këtë aleancë të ekonomive në ekspansion bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës katër vendet e tjera të këtij grupi në valën e një rendi të ri global të varësive ekonomike dhe politike fitojnë një rëndësi të veçantë. Këto vende janë furnizues me lëndë të para dhe partner tregtie ndaj mund të kenë një influencë vendimtare me qendrimin e tyre ndaj konfliktit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni  këtu.

“Rrezik serioz për aktivitetin në Detin e Zi!”, Ministria e Mbrojtjes ukrainase reagon pas shpërthimeve në Portin e Odesas

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë është shprehur se shpërthimet e regjistruara ditën e sotme në portin e Odesas, në Detin e Zi, përbëjnë një rrezik serioz për aktivitetin detar.

Teksa ka bërë përditësimet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ukrainase shkruan se edhe pse shkaku i shpërthimeve mbetet i paqartë, prania e tyre është për shkak të aktivitetit detar rus në zonë dhe tregon se si pushtimi rus i Ukrainës po prek interesat neutrale dhe civile.

Forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e tyre të bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov duke penguar Ukrainën të furnizohet nga deti, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Rusia ende ruan aftësinë për të tentuar një ulje amfibe por një operacion i tillë ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më i rrezikshëm për shkak të kohës që forcat ukrainase u është dashur që të përgatiten”, shtoi ai.

Momenti kur ukrainasit godasin helikopterin rus duke përdorur sistemin raketor britanik

Pamjet e verifikuara nga BBC duket se tregojnë forcat ukrainase, duke përdorur një predhë me shpejtësi të lartë Starstreak të furnizuar nga Britania për të rrëzuar një helikopter rus MI-28.

Pamjet janë kapur në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, konfirmoi në mars se Mbretëria e Bashkuar kishte furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore.

Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë pamjet.

Britania: Rusia është përqendruar në juglindje të Ukrainës

Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendrim të aktiviteteve ajrore ruse në juglindje të Ukrainës, gjë që sugjeron se është pjesë e rifokusimit strategjik të Moskës në rajon.

Përderisa forcat ruse ende mund të jenë në gjendje për një zbarkim tokësor në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar tha se beson se ky do të ishte një operacion i rrezikshëm.

Kjo pasi, sipas inteligjencës ushtarake britanike, forcat ukrainase tani kanë mundësi që të përgatiten për një gjë të tillë.

HRW: Ka dëshmi për krime të luftës në Bucha

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch, ka njoftuar se ka dëshmi për krime lufte.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch,  kanë intervistuar një grua në Bucha.

Ajo ka dëshmuar se trupat ruse kanë grumbulluar pesë burra dhe kanë shtënë në ta në pjesën e pasme të kokës, ku kanë shkaktuar vdekjen e tyre.

LEXO edhe: LIVE: Ukraina rimerr të gjithë rajonin e Kievit, kjo është lëvizja e fundit e Rusisë

Kështu ka raportuar Wall Street Journal., shkruan "Bota sot"

"Ne kemi dokumentuar një rast të të ekzekutimit nga forcat e Federatës Ruse në Bucha më 4 mars", ka deklaruar një zëdhënëse e Human Rights Watch.

Shpërthime në Odese

Sapo kanë ndodhur shpërthime të forta në portin jugor të Ukrainës, Odesa.

Një dëshmitarë i ka thënë Reuters-it, se pjesa e bregut të Detit të Zi është mbuluar nga tymi.

Korrespondentja e Uashington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, ka shkruar në Twitter: "Shpërthime të forta në qendër të Odesës."

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.

"Ne do të mposhtim!" ,ka shkruar ai në një postim në Facebook.

(06:14) -Lituania nuk e do më gazin e Rusisë

Të shtunën, Ministria e Energjisë e Lituanisë ka njoftuar se vendi nuk do të importojë më gaz natyror nga Rusia.

“Nëse ne mund ta bëjmë këtë, edhe pjesa tjetër e Evropës mundet”, ka shkruar presidenti I Lituanisë, Gitanas Nauseda në Twitter.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka kërkuar që blerësit e huaj të paguajnë gazin rus me rubla, shkruan "Bota sot".

Image

 

Po ashtu, Putini ka se do të ndërpresë furnizimin nëse nuk ndodhë një gjë e tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat