Gjykata turke dënon me burgim të përjetshëm aktivistin Osman Kavala

Evropë

Gjykata turke dënon me burgim të përjetshëm aktivistin Osman Kavala

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:06
Osman Kavala

Një gjykatë turke ka dënuar aktivistin e të drejtave civile dhe filantropistin Osman Kavala me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Sipas Euronews, gjykata në Stamboll e shpalli Kavalën fajtor për përpjekje për të përmbysur qeverinë mes protestave masive në vitin 2013.

Shtatë të pandehur të tjerë u dënuan gjithashtu me 18 vjet burg.

Vendimi vjen pasi organi më i lartë evropian për të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, nisi procedurat e shkeljes kundër Turqisë për këtë rast.

Ankaraja nuk ka respektuar një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në vitin 2019, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kavalës.

Kavala – i cili tashmë ka kaluar më shumë se katër vjet në burg – mohon akuzat se ka financuar protestat antiqeveritare.

Ndryshe, 64-vjeçari është burgosur në burgun e Silivrit — në periferi të Stambollit — që kur u ndalua në tetor 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat