Dy motra sulmohen në mes të natës në Itali, digjen me acid në fytyrë

Evropë

Dy motra sulmohen në mes të natës në Itali, digjen me acid në fytyrë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Dy motra të moshës 17 dhe 24 vjeç janë sulmuar dhe djegur me acid mbrëmjen e djeshme në Napoli.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.

Sipas medieve italiane, dy motrave ju afruan disa vajza të tjera, të cilat pa ndonjë arsye i hodhën acid dhe më pas u larguan me skuter.

Të rejat u shtruan në spital me djegie në fytyrë dhe në krah.

Motra e madhe ka djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka djegur faqen e djathtë dhe hundën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat