Dyshimet se shoferin e zuri gjumi! Si ndodhi aksidenti me 12 viktima, brenda autobusit me pelegrinë që po udhëtonin drejt Medjugorje

Evropë

Dyshimet se shoferin e zuri gjumi! Si ndodhi aksidenti me 12 viktima, brenda autobusit me pelegrinë që po udhëtonin drejt Medjugorje

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të aksidentuarit janë dërguar në spitale të ndryshme, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Sipas informacioneve aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30. Në autobusin, i cili doli nga rruga dhe ra brenda një kanali, kishte pelegrinë që ishin nisur për në Medjugorje nga qyteti polak i Tomaszoë Mazowiecki, i cili është rreth 1350 km nga destinacioni përfundimtar.

Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur, por paraprakisht dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve bënë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga autobusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat