Po hapnin tunel nëntokësor dhe u bllokuan, shpëtojnë 3, i katërti brenda. Dyshime se do vidhnin bankën

Evropë

Po hapnin tunel nëntokësor dhe u bllokuan, shpëtojnë 3, i katërti brenda. Dyshime se do vidhnin bankën

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona u bllokuan nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në rrugën Innocenzo XI në Romë.

Tre prej tyre u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët ndërsa një i katërt është ende i bllokuar, rreth 5 metra thellë. 

Nuk është ende e qartë se pse katër personat po hapnin një tunel.

Një prej dyshimeve është se në këtë mënyrë donin të arrinin në një kasafortë bankare, 300 metra larg.

Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet.

Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve Saf, Usar dhe "Carro Crolli, prej disa orësh po punojnë për të rikuperuar personin e katërt të ngecur nën tokë.

Gërmimi nis nga dyshemeja e një ambienti tregtar dhe mbetet për t'u vlerësuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në të vërtetë donin të shënonin një goditje në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat