​Gjermania prezanton masa të reja për kursimin e energjisë

Evropë

​Gjermania prezanton masa të reja për kursimin e energjisë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck njoftoi rregullore të reja që do të lidhen me kursimin e energjisë për shkak të frikës nga mungesat dhe janë pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus për shkak të luftës në Ukrainë.

Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen, tha Habeck për gazetën “SZ”.

“Nevojitet edhe më shumë masa shtrënguese në botën e biznesit”, tha ai, pa dhënë detaje. Ai tha se kjo është duke u diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës.

Në korrik, Habeck prezantoi një paketë të re të konsumit të energjisë në kuadër të një reduktimi të ndjeshëm të furnizimit me gaz rus. Në atë kohë, thuhej se është e rëndësishme të reduktohet konsumi i gazit në kompani, ndërtesa zyrash dhe në familje private.

Ministria e Ekonomisë tani planifikon të prezantojë masa shtesë lidhur me konsumin dhe efikasitetin e energjisë në bashkëpunim dhe koordinim me ministritë e tjera. Për këto masa është parashikuar një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat