Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë tha se Berlini do të ofrojë dërgimin e avionëve të tij luftarakë për të mbështetur patrullimet mbi hapësirën ajrore polake.
Duke folur për gazetarët, Christian Thiels tha:
“Si një reagim i menjëhershëm ndaj incidentit në Poloni, ne do të ofrojmë forcimin e policisë ajrore me patrulla ajrore luftarake mbi hapësirën e saj ajrore me Eurofighters gjermanë”.
Ai shtoi:
“Misioni mund të fillojë që nesër, nëse Polonia dëshiron. Patrullat mund të nisen “nga bazat ajrore gjermane” pa pasur nevojë të zhvendosen avionët në Poloni”, tha ai.
Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht po planifikon të flasë me homologun e saj polak për këtë çështje sot, shtoi ai.