​Gjermania pranoi 1.03 milionë refugjatë nga Ukraina

Evropë

​Gjermania pranoi 1.03 milionë refugjatë nga Ukraina

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 20:23
Ilustrim

Pothuajse 1.03 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, raportoi Spiegel.

Sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për refugjatë, UNHCR, nga 24 shkurti, kur filloi lufta, deri më sot, rreth 7.9 milionë njerëz nga Ukraina kanë gjetur strehim jashtë vendit për shkak të luftës, sipas “Pravda” ukrainase.

Polonia pranoi më shumë refugjatë - më shumë se 1.5 milion.

Një numër i madh ka marrë edhe Republika Çeke, rreth 463.000.

Rreth 119.000 refugjatë janë të regjistruar në Francë, rreth 173.000 në Itali dhe rreth 154.000 refugjatë në Spanjë.

Deri më 18 nëntor, 140.000 refugjatë ukrainas u pranuan në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat