E vdiqën me “zor”, pasi mbajtën një minutë heshtje në Parlament deputetët kuptuan se ish-kancelari ishte gjallë

Evropë

E vdiqën me “zor”, pasi mbajtën një minutë heshtje në Parlament deputetët kuptuan se ish-kancelari ishte gjallë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:48
Franz Vranitsky.

Një lajm i rremë në Twitter bëri që parlamenti në Austri të mbajë një minutë heshtje për “vdekjen” e ish kancelarit të Austrisë, Franz Vranitsky.

Një deputete nga Partia Social Demokrate e Austrisë (SPÖ) u njoftua për postimin e rremë në Tëitter nga një kolege e cila i dërgoi mesazh nëpërmjet WhatsApp.

Më pas grupi Parlamentar i SPO bëri thirrje për një minutë heshtje në kujtim të ish-kretu të Partisë Socialdemokrate në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Sociale.

Sakaq pak minuta më vonë, u vërtetua se lajmi për vdekjen e Franz Vranitsky ishte i rremë dhe se ishte postuar në Tëitter nga një llogari e rreme që dyshohet se i përket ministrit konservator të Bujqësisë, Norbert Totschnig.

Në mbledhjen e komisionit parlamentar ka vijuar sqarimi i nevojshëm dhe janë dhënë shpjegimet.

Franz Vranitsky ka qenë kancelar i Austrisë nga viti 1986 deri në 1997 dhe kreu i SPÖ nga 1988 deri në 1997. Ai festoi ditëlindjen e tij të 85-të në fillim të tetorit.

Sipas medieve të huaja, pas llogarisë së rreme në Twitter qëndron italiani Tommaso Debenedetti, i cili ka “vdekur” personalitete të panumërta të internetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat