LIVE: Nuk ka shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë, SHBA ngre alarmin: Ky shtet po e furnizon Rusinë me armë!

Evropë

LIVE: Nuk ka shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë, SHBA ngre alarmin: Ky shtet po e furnizon Rusinë me armë!

Nga: Bota sot Më: 20 janar 2023 Në ora: 07:28 Përditësuar në ora: 20:43 më 20.01.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Gjenerali amerikan: Vështirë të dëbohen forcat ruse ketë vit

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Gjeneral Mark A. Milley në një deklaratë për shtyp u shpreh se lufta në Ukrainë ka mundësi që të “përfundojë në një negociatë” dhe jo në fushën e betejës.

“Nga pikëpamja ushtarake, unë ende pohoj se për këtë vit do të ishte shumë, shumë e vështirë të dëboheshin ushtarakisht forcat ruse nga çdo pëllëmbë e Ukrainës së pushtuar nga Rusia,” tha Milley në një konferencë shtypi pas një takimi të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

“Ajo që mund të ndodhë është një mbrojtje e vazhdueshme, duke stabilizuar frontin. Unë mendoj se është e mundur të bëhet kjo. Mendoj se në varësi të shpërndarjes dhe trajnimit të gjithë kësaj pajisje, është e mundur që ukrainasit të kryejnë një operacion të rëndësishëm sulmues taktik apo edhe operacional për të çliruar sa më shumë territore”.

Përpara takimit kyç për ndihmën ushtarake për Ukrainën, Pentagoni njoftoi një paketë sigurie për Ukrainën prej 2.5 miliardë dollarësh, duke përfshirë  për herë të parë automjete të blinduara Stryker  dhe automjete luftarake Bradley, që mund të përdoren kundër çdo ofensive ruse nga Ukraina për në vijim.

SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksione shtesë kundër kompanisë ushtarake private ruse Wagner Group, për të cilën zyrtarët amerikanë thonë se ka ndihmuar ushtrinë ruse në luftën ndaj Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Departamenti i Thesarit do ta përcaktojë grupin Wagner, si një Organizatë Kriminale Ndërkombëtare.

"Përveç këtij përcaktimi, ne do të vendosim gjithashtu sanksione shtesë javën e ardhshme kundër grupit Wagner dhe rrjetit të tij në shumë kontinente. Këto masa janë në përgjigje të kërcënimit ndërkontinental që paraqet Wagner, përfshirë modelin e tij të aktivitetit të rëndë kriminal," tha zoti Kirby në konferencën e përditshme për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Përcaktimi i grupit mercenar Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare sipas urdhrit ekzekutiv 13581 të SHBA-së ngrin çdo pasuri të tij në SHBA dhe u ndalon amerikanëve të japin fonde, mallra ose shërbime për grupin.

"Me këto veprime dhe të tjera në vazhdim, mesazhi ynë për çdo kompani që mendon që mund t’i japë mbështetje grupit është ky: Wagner është një organizatë kriminale që po kryen mizori të shumta dhe shkelje të të drejtave të njeriut, dhe ne do të punojmë pa pushim për të identifikuar, frenuar, ekspozuar dhe për t’i vënë në shënjestër ata që ndihmojnë këtë kompani," tha zoti Kirby.

Muajin e kaluar Shtëpia e Bardhë tha se Grupi Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, një tregues i rolit në rritje të atij grupi në konflikt.

"Ndërsa vlerësojmë se sasia e materialit që iu dha grupit Wagner nuk ka ndryshuar dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, ne parashikojmë që ajo të vazhdojë të marrë sisteme armësh nga Koreja e Veriut," tha ai.

Zoti Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin është mbështetur gjithnjë e më shumë tek Wagner për mbështetje ushtarake, duke shkaktuar disa tensione në Moskë.

"Ne po shohim shenja, përfshirë të dhëna zbulimi, se tensionet midis Wagner-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes ruse po rriten," tha ai. "Wagner po bëhet një qendër fuqie rivale për ushtrinë ruse dhe ministritë e tjera ruse."

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka aktualisht rreth 50,000 pjesëtarë të tij të dislokuar në Ukrainë, përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar të rekrutuar nga burgjet ruse.

"Informacionet tona tregojnë se Ministria ruse e Mbrojtjes ka rezerva në lidhje me metodat e rekrutimit të (grupit) Wagner. Pavarësisht kësaj, ne vlerësojmë se ka të ngjarë që Wagner të vazhdojë të rekrutojë të burgosur rusë," tha ai.

Grupi Wagner nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi komentet e zotit Kirby./VOA

“Kemi kërkuar të ndalojnë”, Shtëpia e Bardhë: Koreja e Veriut po furnizon me armë ushtrinë Wagner

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se pritet që Grupi rus Wagner, i cili është shumë aktiv në pjesët lindore të Ukrainës, do të vazhdojë të marrë armë nga Koreja e Veriut, ndërsa shtoi se SHBA i ka bërë thirrje shtetit aziatik të ndalojë.

Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë gjithashtu imazhe satelitore duke pretenduar se ofrojnë prova se vendi po i dërgon armatim grupit mercenar rus.

Koreja e Veriut ka mohuar më parë furnizimin e grupit Wagner me armë.

Ai konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja do ta emërojë Grupin Wagner një Organizatë Kriminale Transnacionale “të rëndësishme” dhe priten sanksione shtesë.

 

Ministri polak: Aleatët mund ta formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, është "i bindur" se aleatët e Ukrainës mund ta formojnë një koalicion për t’i ofruar tanke Leopard Kievit.

Duke folur me gazetarët në margjinat e një takimi të udhëhequr nga SHBA-ja në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ai tha se ministrat e mbrojtjes nga 15 vende ishin mbledhur për ta diskutuar këtë çështje.

Kievi thotë se i duhen tanket Leopard të prodhimit gjerman për të zmbrapsur trupat ruse, por Kremlini ka paralajmëruar se çdo vendim i aleatëve për të dorëzuar tanket do të ishte një përshkallëzim "jashtëzakonisht i rrezikshëm" i situatës.

Sipas rregulloreve aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë çdo rieksportim të tankeve të saj nga vendet e tjera, si Polonia. Pra, rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t'i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.

Gjermania ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por mohon bllokimin e njëanshëm të eksportit të tankeve.

Përshtypja se "ka një koalicion të bashkuar dhe se Gjermania po qëndron në rrugë është e gabuar", tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë./REL

Zelensky, Berlinit: Nëse keni tanke Leopard, na i jepni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje të hapur Berlinit që t'i dërgojë tanke Ukrainës.

Thirrja e tij u bë para se aleatët e Perëndimit të mblidhen në bazën ushtarake amerikane Ramstein, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar për fazat e ardhshme të ndihmës.

Shtetet e Bashkuara dhe kombet evropiane veçse janë zotuar se do t’i ndihmojnë Kievit me më shumë pajisje për të luftuar pushtimin rus.

Ndaj Berlinit sa shkon e rritet presioni për të dhënë leje që të transportohen në Ukrainë tanket e modelit Leopard.

“Nëse keni tanke Leopard, na i jepni neve”, ka thënë Zelensky për televizionin publik gjerman.

“Këta Leopard nuk do të shkojnë në Rusi. Ne jemi duke e mbrojtur veten”, ka thënë ai, si shenjë e kritikës ndaj qasjes hezituese të Qeverisë gjermane.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KETU

Lufta po bëhet më e madhe, një tjetër shtet gati të sulmojë Ukrainën

Makthi i Zelenskyt mund të jetë një hap larg realizimit. Ditët e fundit, lideri ukrainas dhe të gjitha autoritetet më të larta të vendit kanë folur për frikën e një sulmi nga Bjellorusia.

 Shqetësimi është se Moska mund të përpiqet të përdorë Bjellorusinë për të ngritur një pushtim të ri tokësor nga veriu. Epo, ditën e djeshme dy luftëtarë rusë MiG-31K - të aftë për të lëshuar raketa hipersonike Kinzhal u ngritën nga baza Machulishchy në Bjellorusi. 

Lajmi për luftëtarët rusë është bërë i ditur nga grupi i monitorimit bjellorus Gayun, i cituar nga mediat ukrainase. Sipas grupit, do të kishte gjithashtu një avion vëzhgimi dhe zbulimi A-50U në ajër. Për momentin, megjithatë, nuk është e qartë nëse avioni po shkon drejt Ukrainës. Të hënën, megjithatë, forcat ajrore bjelloruse dhe ruse filluan stërvitjet e përbashkëta ajrore të paralajmëruara, të cilat do të zgjasin deri më 1 shkurt. Ndërkohë një alarm kundërajror ra mëngjesin e djeshëm në të gjithë territorin ukrainas.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i administratës ushtarake të Lviv, Maksym Kozytskyi, siç raportojnë mediat kombëtare. Alarmi është shpallur pas orës 10:30 me orën lokale. Sot në Kiev do të mbërrijë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili njoftoi këtë mëngjes se ishte "në rrugën e tij" për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me Presidentin Zelensky.

Putin përgatit armën e frikshme

Nga ana tjetër, lufta pritet të kalojë në një fazë të re. Kokat e para bërthamore do të vendosen "së shpejti" në nëndetësen "Belgorod", siç raporton TASS, dhe besohet të jetë një kategori krejtësisht e re e armëve hakmarrëse. Zyrtarët amerikanë dhe rusë e përshkruajnë Poseidonin si një kategori të re armësh. Këto koka luftarake me shumë megaton, shkaktojnë valë radioaktive që do t'i bënin pjesë të vijës bregdetare të synuar të pabanueshme për dekada, thanë zyrtarët.

Christopher Ford, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare, tha më herët se "Poseidon" ishin projektuar për të "mbytur qytetet bregdetare amerikane me cunami radioaktive". Vitin e kaluar, televizioni rus transmetoi një video të animuar që tregonte se si siluri "Poseidon" mund të "mbytë Britaninë" dhe propagandistët rusë shpesh kanë kërcënuar se do të sulmojnë Londrën me të që nga fillimi i luftës.

"Mund të gjenerojë cunami radioaktive"

Inteligjenca e NATO-s paralajmëroi tetorin e kaluar se mjeti i fuqishëm nënujor pa pilot i Rusisë "Poseidon" mund të testohej. Burimet e “Republika” pohuan se “Belgorod” ndodhet në Detin Kara, ku mund të lëshohej një dron bërthamor. “Poseidoni mund të gjenerojë cunami radioaktive që mund të shkatërrojnë zonat urbane, si Nju Jorku apo Los Anxhelosi”, tha gazeta.

“Shpërthimi i një arme 50 megatonësh në ujërat bregdetare do të shkaktojë një tërmet dhe një cunami 100 metra të lartë. Dhjetëra tonë ujë deti që do të ngrihet në ajër nga shpërthimi do të bien në breg në formën e rrymës radioaktive”, tha fizikani Rex Richardson në vitin 2018.

“Belgorod" do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë "Poseidone"

"Belgorod" është një nëndetëse eksperimentale për mjetet nënujore pa pilot "Poseidon". Ceremonia solemne e zhytjes së nëndetëses u mbajt në prill 2019 në fabrikën "Sevmaš" në Sjeverodovinsk. Me më shumë se 184 metra, “Belgorod” është sot nëndetësja më e gjatë në oqean, më e madhe se nëndetëset e Marinës Amerikane me raketa balistike dhe të drejtuara të klasës “Ohio”, të cilat janë 171 m të gjata.

Vizatimet e nëndetëses ruse super sekrete që do të mbajë kokat më shkatërruese në botë janë publikuar më parë nga portali britanik Navylookout.com.

Ajo që e dallon Belgorod nga çdo nëndetëse me energji bërthamore në flotën ruse - ose çdo nëndetëse tjetër e tillë në veprim në botë, është misioni i saj. TASS tha se nëndetësja do të mbajë silurët Poseidon të aftë për armë bërthamore, të projektuar për t'u nisur nga qindra kilometra larg dhe për të kaluar mbrojtjen bregdetare duke udhëtuar përgjatë shtratit të detit. Ai tha se "Belgorod" do të ketë një sistem global hidroakustik nënujor për monitorimin total "Harmonija", i cili mund të mbulojë një hapësirë të madhe ujore. Ekziston edhe aftësia për të kryer operacione speciale me mini-nëndetësen "Losarik" ose batiskafin pa pilot në ujë të thellë "Klavesin 2R-PM".

Ja si Putin ka hyrë në një kurth përplasjesh me dy njerëzit më të rrezikshëm në Rusi

Nëse gati dymbëdhjetë muaj lufte në Ukrainë na kanë mësuar se sa i zoti është Kremlini në shtypjen e qytetarëve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për emrat e tëmëdhenjve të cilët formojnë dhe zinxhirin e besnikërisë së Putinit. Bëhet fjalë pikërisht për themeluesit e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe liderin famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov. Siç duket këtyre u lejohet gjithçka, kritikat, talljet, sugjerimet, si dhe një autonomi që askush në Moskë nuk e gëzon.

Kadyrov pa frena

Muajt e fundit Kadyrov ka qenë protagonisti kryesor i njëqortimi në nivelet e larta ruse për rezultatin e pasuksesshëm të luftës ukrainase. Ai publikoi një video në Telegram prej 11 minutash ku shfaqej ai vetë duke qortuar dhe duke bërtitur:

“Nëse shumë shpejt nuk bëhen ndryshime rrënjësore në operacionet speciale ushtarake ruse atëherë unë do të detyrohem që të marrë pjesëpersonalisht në frontin e luftës”. Duke vënë gishtin mbi institucionet përkatëse zyrtare ruse ai u shpreh:

“Unë nuk jam një strateg si ata të Ministrisë së Mbrojtjes, por ështëmesë e qartë se janë bërë gabime dhe nga këto gabime duhen nxjerrë mësime dhe përfundime”.

Në lidhje me  këtë deklaratë tëKadyrov nuk pati asnjë reagim nga Moska. Ky reagim i fuqishëm më fjalë kaq të mprehta u interpretua edhe si një inskenim nga Putini për të sjellë në linjë nivelet e larta të mbrojtjes pa pasur nevojë qëtë ekspozohej ai vetë. Një logjikë e paqartë kjo por që mund të mbarte kuptim në lojën e luftës. Në analizimin e lirisë së shprehjes pa kufij të Kadyrov, duhet të kujtojmë gjithashtu se ai është një njeri pa limite por është në të njëjtën kohë në listën e personave që paguhen nga Putin. Në Moskë, mendimi për një luftë tjetër çeçene bën tmerr dhe duke pasur parasysh shkallën në të cilën të gjitha strukturat e pushtetit çeçen janë kolonizuar nga bashkëpunëtorët e tij, daljet e tij në skenë do të destabilizonin të gjithë zonën, duke dobësuar Moskën. Kjo shpjegon sepse udhëheqësit çeçen edhe pse përbuzet nga shumë njerëz brenda elitës ruse, i lejohet gjithmonë gjithçka.

Prigozhin, nga hija në propagandë

Një tjetër protagonist është edhe Yevgeny Prigozhin, i cili javët e fundit i ka hedhur zjarrit  benzinë në përplasjen mes mercenarëve të tij dhe ushtarëve rusë në radhë. Çdo pyetje duket se bëhet material për themeluesin e grupit Wagner për të hapur një polemikë me Kremlinin. Ne qendër të sulmimeve  të tij është politika e Moskës ndaj neglizhencës për bllokimin e YouTube në Rusi. Kreu i Wagner fajësoi Kremlinin për mosveprimin:

"Ata që janë kundër mbylljes së YouTube janë, për mendimin tim, njerëz që janë tradhtarë të popullit dhe vendit të tyre, tradhtarë të brezave të mëparshëm dhe të ardhshëm të rusëve. Ata jetojnë jashtë vendit, bëjnëpushime jashtë vendit, rrisni fëmijë jashtë vendit, mbështesin Perëndimin në çdo mënyrë të mundshme dhe e ushqejnë atë”, ka deklaruar ai.

Më pas ai vazhdoi deklaratat e tij duke fajësuar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse se ka vjedhur fitoret që grupi i tij Wagner i ka arritur. Lëvizjet e mbrojtjes ruse në ditët e fundit demonstrojnë "paprekshmërinë" e tij: Kremlini kishte mbledhur një fjalim lavdërimi për mercenarët e Wagnerit, aq sa e shtynte Dmitry Peskov të mohonte fërkimin midis mercenarëve dhe vullnetarëve të tjerë që mendohet që ishin shfaqur kohët e fundit.

Pse të paprekshëm?

Ndryshe nga Kadyrov, i cili ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, me mënyrat themelore që e dallojnë, Prigozhin kishte mbajtur prej kohësh një profil të fshehtë, madje duke mohuar për vite të tëra se ishte i lidhur me botën e mercenarëve rusë. 

Ndërsa muajt e fundit, “kuzhinieri i Putin” ka ndryshuar tërësisht profilin e tij, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe duke bërë publike meritat e tij në betejë. E gjithë kjo ka nxitur konfrontim midis pushtetit dhe forcave Wagner. Për shumë analistë, kjo nxjerrje e kokës nga thesi do të tradhtonte ambiciet  e tij politike për vitin 2024, pasi Putini i detyrohet shumë Wagner-it.

 Jo vetëm për përdorimin e tij në teatro të ndryshëm, por sepse Wagner për gati dhjetë vjet është kthyer në një forcë të vërtetë konvencionale të Mbrojtjes Ruse për sa i përket numrit, pajisjeve, përkushtimit dhe rezultateve. Diçka që rekrutët e rinj janë dërguar  dhe kanë mbetur tëbllokuar në Ukrainë nga katër anët nuk e kanë dhe vështirë se mund ta kenë.

Komandanti rus urdhëroi ushtarët të tërhiqeshin, më pas i akuzoi për dezertim

Një grup ushtarësh rusë të rekrutuar në Yaroslavl, të cilët u akuzuan se u tërhoqën nga pozicionet e tyre, regjistruan një video në të cilën ata pretendojnë se po zbatonin vetëm urdhrat dhe se udhëheqja ushtarake i tradhtoi.

Videomesazhi u dërgua nga gratë dhe nënat e ushtarëve në portalin lokal ProGorod.

Prokuroria ushtarake ruse ka nisur një hetim për atë që ka ndodhur.

Qeveria rajonale ia referoi pyetjen prokurorisë ushtarake dhe hetimi është në vazhdim.

Zelenskyy pret 'vendime të forta' ndërsa liderët e mbrojtjes të NATO-s takohen për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se qeveria e tij po pret "vendime të forta" nga udhëheqësit e mbrojtjes të NATO-s dhe vendeve të tjera ndërsa ata takohen për të diskutuar rritjen e aftësisë së Ukrainës për t'u përballur me forcat ruse me tanke moderne luftarake sot.

Në fjalimin e tij të natës, udhëheqësi ukrainas tha se vendi i tij ishte duke pritur për një "vendim nga një kryeqytet evropian që do të aktivizojë zinxhirët e përgatitur të bashkëpunimit për tanket".

Ai tha gjithashtu se ishte mirënjohës ndaj Estonisë, Suedisë dhe Danimarkës për një paketë tjetër ndihme ushtarake për vendin e tij.

“Ndërsa përgatitemi për Ramsteinin e nesërm (takimi i rregullt koordinues i aleatëve perëndimorë të Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani), ne presim vendime të forta”, tha ai.

“Ne presim një paketë të fuqishme mbështetjeje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara”.

Sot, aleatët perëndimorë do të takohen për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën në mes të presionit intensiv ndaj Gjermanisë për të autorizuar lirimin e tankeve të saj të betejës Leopard 2.

Ministrat e mbrojtjes dhe shefat ushtarakë nga rreth 50 vende pritet të marrin pjesë në bisedimet e thirrura nga sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin në Ramstein - baza kryesore ajrore amerikane në Evropë - në Gjermani.

Ukrainasit po kërkojnë rreth 300 tanke për t'i mundësuar ata të kryejnë një kundërofensivë kundër pushtuesve rusë, me Leopard 2-të e prodhimit gjerman - të cilat përdoren gjerësisht nga ushtritë evropiane - që shihen si kandidati më i përshtatshëm.

Ngërçi i tankeve amerikano-gjermane, sot mund të përfundojnë bisedimet

Tanket gjermane dhe ato amerikane nuk duhet të dërgohen njëkohësisht, tha ministri i ri gjerman i Mbrojtjes, në shenjën e parë të lëvizjes në bisedimet për furnizimin e tyre në Ukrainë.

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz nuk ka autorizuar eksportin e tankeve Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, me burime nga Berlini që thonë se kjo do të varet nga dërgimi i tankeve të saj Abrams nga Amerika.

Por i pyetur nëse Abrams dhe Leopards duhej të dorëzoheshin në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha: "Unë nuk jam në dijeni të ndonjë kushti të tillë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat