Voziti në drejtimin e kundërt me 300 kilometra në orë, për ta ndalur u angazhuan 41 vetura të policisë gjermane dhe një helikopter

Evropë

Voziti në drejtimin e kundërt me 300 kilometra në orë, për ta ndalur u angazhuan 41 vetura të policisë gjermane dhe një helikopter

Më: 22 janar 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia gjermane ka marrë pjesë në një operacion për kapjen e një shoferi të veturës, që lëvizte në kahjen e kundërt të një rruge me shpejtësi prej 300 kilometra në orë në afërsi të qytetit Shtutgart në jugperëndim të vendit.

Ndjekja si nëpër filma filloi kur shoferi goditi disa vetura dhe më pas u kthye me shpejtësi drejt Shtutgartit – duke lëvizur në kahjen e kundërt të korsisë.

Dëshmitarët i kishin telefonuar menjëherë ekipeve emergjente dhe policia që u përfshi në këtë ndjekje, ku nga shpejtësia e madhe vetura e tipit Mercedes u ishte “zhdukur” para syve policëve.

E për ta kapur u angazhua edhe një helikopter, duke detyruar shoferin që ta braktisë veturën në mes të rrugës dhe të largohet duke vrapuar.

Policia ka sekuestruar mjetin motorit, dhe tani po tenton të përcaktojë se kush ishte personi që e kishte ngarë.

Në këtë ndjekje ishin përfshirë 41 vetura të policisë nga gjashtë stacione të ndryshme, si dhe një helikopter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat