Aksident tragjik/ Përplasen makinat, digjen 7 persona brenda tyre - 3 në gjendje të rëndë

Evropë

Aksident tragjik/ Përplasen makinat, digjen 7 persona brenda tyre - 3 në gjendje të rëndë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 08:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident tragjik në Gjermani. Shtatë persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën ‘B247’ në Gjermaninë qendrore, ndërsa tre persona po luftojnë për jetën.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i zjarrfikësve në Bad Langenzalc, vendi ku ndodhi aksidenti.

Sipas informacioneve të para, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas morën flakë.

Zjarrfikësit nuk kanë mundur t’i ndihmojnë pasagjerët, pasi gjashtë personat u dogjën brenda, ndërsa një person tjetër i cili ishte në një makinë tjetër, nuk doli i gjallë nga mjeti i tij.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave, ndërsa rruga ‘B247’ është mbyllur pas aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat