Renovoi ndërtesën pa autorizim, gruaja gjobitet me 100 mijë franga

Evropë

Renovoi ndërtesën pa autorizim, gruaja gjobitet me 100 mijë franga

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:32
Thuhet se zonja posedon një ndërtesë tetëkatëshe në lagjen e Gjenevës, Pâquis.

Mediat zvicerane raportojnë se Gjykata Federale zvicerane sanksionoi një grua që kishte rinovuar një ndërtesë pa autorizim.

Thuhet se zonja që posedon një ndërtesë tetëkatëshe në lagjen e Gjenevës, Pâquis, sapo është gjobitur me 100 mijë franga.

Për shkak të mosrespketimit të ligjit, Gjykata Federale zvicerane e sanksionoi rëndë atë për rinovimin e gjashtëmbëdhjetë apartamenteve pa autorizim midis viteve 2011 dhe 2015, raporton “Tribune de Genève”.

Ngjarja nuk mbaroj këtu, sepse pronarja i vendosi qiratë shumë të larta, duke mbledhur në mënyrë të padrejtë 212 mijë franga zvicerane.

Ajo do të duhet ato t`ua rimbursojë qiramarrësve të mashtruar. Këshilltari shtetëror, Antonio Hodgers, i ngarkuar me departamentin e territorit, shprehu kënaqësinë e tij, pasi organi suprem ka “ndjekur plotësisht konkluzionet” e shërbimeve të tij. Ai beson se shteti është “konfirmuar në veprimin e tij për të mbrojtur banorët nga shkeljet e mundshme gjatë rinovimit të ndërtesave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat