Shitblerje votash në Greqi/ Arrestohen në flagrancë pesë persona, iu gjetën 6060 euro në çantë

Evropë

Shitblerje votash në Greqi/ Arrestohen në flagrancë pesë persona, iu gjetën 6060 euro në çantë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.

Sipas burimeve policore, pesë të arrestuarit janë romë. Policia sqaron se ata u kapën në flagrancë me 197 karta identiteti, 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.

Në çantën e tyre u gjet shuma prej 6060 euro.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatën e Kardhicës për masë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat